Aleksis Sançez te Mançester Junajtid, shtyn Ibrahimoviç drejt LA Galaxy

Është folur shumë për kalimin e Zlatan Ibrahimovic në kampionatin amerikan të futbollit, një lëvizje që duket se do të bëhët konkrete tani. ESPN është e sigurt në atë që publikon teksa thejkson se sulmuesi suedez shumë shpejt do të bëhet pjesë e Los Anxheles Galaksi, madje ka arritur edhe marrëveshjen me klubin kalifornian.

Ibrahimovic ka me Mançester Junajtid një kontratë që përfundon në datën 30 qershor dhe tashmë trajneri Murinjo duke parë edhe dëmtimet e tij të shpeshta nuk mendon ta aktivizojë më. Për më tepër, në ‘Old Trafford’ tashmë ka mbërritur Aleksis Sançez pasi u shkëmbye me Henrik Mkitarian, një motiv tjetër ky që e shtyn 36 vjecarin drejt Major League Soccer. Nëse gjithcka konfirmohet, Ibrahimiovic do të bëhet i dyti lojtar i Djajve të Kuq që transferohet në SHBA, pas bastian Shvajnshtajgerit që zgjodhi të luajë për Çikago Fajër.

sfidanti.al