Paris SG mund ta ketë gjetur trajnerin e ri, por ende nuk e di nëse do ta mbajë dyshen sulmuese që ka në dispozicion. Mediat franceze shkruajnë se drejtori sportiv, Leonardo, po bën bisedime frenetike, ose përpjekje për të bisesuar, veçse duket shumë e vështirë që Kilian Mbape të bindet. Po përsëritet historia se sulmuesi 21-vjeçar ka qenë i lidhur shumë me trajnerin Tomas Tuhel dhe se mund ta ndjekë atë në një skuadër tjetër, por më shumë besohet se mund të shkojë tek Reali, pse jo edhe tek Liverpuli. Vetë Mbape nuk bën komente, ndërsa Nejmar duket se është më e thjeshtë për ta mbajtur. Braziliani, me klauzolë 222 milionë euro po shikon se ëndrra për të shkuar tek Barcelona nuk mund të realizohet, dhe ndoshta mund të shpresojë të fitojë tituj tek Paris SG.
Sfidanti.al