Zjarri i Sakhir është një kujtim i largët; Grosjean clirohet më në fund nga fashot e medikamentet

Kur kanë kaluar pak më shumë se 6 javë nga një prej aksidenteve më dramatike në vitet e fundit , në 29 nëntor  në Sakhir, Romain Grosjean për herë të parë, mori lejen nga mjekët që po e kurojnë, për të qëndruar një ditë të tërë pa medikamente në duart e djegura në zjarrin që pushtoi makinën e tij Haas.

Gjithcka ndodhi të dielën e kaluatr dhe piloti francez nëpërmjet rrjeteve sociale tregoi shenjat e plagëve të këtij incidenti që i dha fund karrierës së tij pas 181 garash të zhvilluar në Botërorin e Formula 1.

‘Dita e parë që është e gjitha pa medikacione. Ta hajë dreqi sa mirë ndihem-shkruante Grosjean-është kaq e lehtë të harrosh sa perfekt është trupi ynë kur  funksionon mirë. Tani të rivendosim fashën për natën në prag të vizitës së ardshme për të kontrolluar progresin’.

Sfidanti.al