Mbape i mbyll dyert në fytyrë Realit të Madridit: Qëndroj te PSG

Reali i Madridit prej kohësh është vënë në ndjekje të sulmuesit të Paris Sën Zhermenit, Kilian Mbape, por 20 vjecari duket se nuk do t’ia dijë aspak për këtë interes të ‘Los Blancos’. Përkundrazi, talenti i Paris Sën Zhermenit, kampion bote me përfaqësuesen franceze i ka të qarta idetë për të ardhmen që duket se është e lidhur me skuadrën aktuale të tij.

Vetë 20 vjecari e pohoi këtë në një intervistë për Canal+ pas përfundimit të ndeshjes mes PSG dhe Monakos e fituar nga parizienët 3-1 duke ia mbyllur në fytyrë derën Realit të Madridit

‘Erdha këtu për të qëndruar-tha Mbape-jam pjesë e projektit të klubit. Më vjen mirë që Zidan u kthye te Reali, por do ta ndjek këtë skuadër si një admirues’.

Ndërkaq, Mbape do të përqendrohet në garën me Lionel Messin për këpucën e artë. Në këtë sezon sulmuesi ka shënuar 36 gola në të gjitha kompeticionet, 30 mga të cilat vetëm në Ligue 1, 3 më pak se ylli argjentinas i Barcelonës që është në kuotën e 33 golave. Tani të dy lojtarët kanë në dispozicion nga 5 ndeshje secili për të rritur kuotën e golave të shënuar për të fituar një prej trofeve më të rëndësishëm individualë pas Topit të Artë.

sfidanti.al