Marko Verrati siguron: Do të qëndroj te Paris Sën Zhermen

Marko Verrati nuk ka ndërmend të braktisë Paris Sën Zhermenin. Mesfushori italian që verën e kaluar i hapi  luftë klubit parizien për të kaluar te skuadra e Barcelonës, ka ndryshuar tërësisht qëndrimin e tij duke konfirmuar vazhdimin ebashkëpunimit me kampionët e Francës edhe sezonin e ardhshëm

‘Kam folur me drejtuesit e klubit duke shfaqur dëshirën për të pasur një verë të qetë, sepse edhe unë dëshiroj që të vazhdoj të luaj në Paris. Zërat për një largimin tim nga Paris Sën Zhermeni nuk kanë qenë asnjëherë të vërteta-tha Marko Verrati në një intervistë për të përditshmen ‘Le Parisien’.

sfidanti.al