Dita e Bajernit; ngritja e trofeut dhe lamtumira e Hejnkesit

E shtuna ishte dita e Bajernit te Mynihut dhe trajnerit te saj Jup Hejnkes. Skuadra bavareze u mund ne ndeshjen e fundit te kampionatit me Shtutgartin 1-4, por kjo nuk e fashiti festen e saj te ngritjes se trofeut te kampionit.

Per Bajernin e Mynihut ky i ketij viti eshte titulli i 28 ne historine e tij. Por perpara fillimit te sfides, tifozet e Bajernit vendosen t’i benin nje homazh Hejnkesit qe do t’i jape zyrtarisht lamtumiren Bajernit pas finalen e Kupes se Gjermanise qe do te luhet te shtunen e ardhshme per t’ia lene vendin e tij, Niko Kovaçit. Ne festen e bavarezeve per titullin ishin te pranishem disa prej emrave me te spikatur ne te kaluaren e Bajernit te Mynihut si Luka Toni, Mikael Balak, Çabi Alonso, Paulo Serzho, Klose, Kufur e Lizarazu.

Sfidanti.al