Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është duke punuar që të ndërtojë një skuadër gjidandësh për sezonin e ardhshëm. Që kur mori drejtimin e PSG-së, ai ka transferuar lojtarë të mëdhenj dhe ka ndërtuar një skuadër shumë të forte, ndërsa tani po mendon seriozisht t’I kalojë të gjitha limitet. Presidenti i skuadrës pariziene synon të transferojë portierin e Milanit, Xhanluixhi Donaruma, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë i lirë.
Në mbrojtje synon transferimin e mbrojtësit të majtë të Monakos, Benxhamin Mendi, si dhe mbajtjen në skuadër të Markinjos, Silvës dhe Kurzavas, ndërsa mesfushën ia beson Verratit, Di Marias dhe Draksler. Sulmi do të jetë i tëri i ri, duke tentuar transferimin e dy yjeve të Real Madridit, Kristiano Ronaldo, Garet Bejl dhe yllin e Monakos, Kilian Mbape. Këto janë synimet e sheikut francez, si dhe duhet edhe një bankë e dedikuar për t’i paguar.