Historia e Neymar nuk mbyllet; rrezikohet të shtyhet sërish debutimi me PSG

U duk se telenovela Neymar u mbyll me firmën e kontratës dhe prezantimin me skuadrën e tij të re, paris Saint Germain, por mesa duket nuk është kështu.Braziliani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe këtë radhë është vënë në dukje se sulmuesi 25 vjecar rrezikon të mos e bëjë debutimin e tij me parizienët as këtë fundjavë ndaj Guingamp. Sipas medias franceze, klubi parizien ende nuk e ka marrë dokumentacionin e transferimit të Neymar nga Spanja dhe nëse ai nuk vjen në momentin e duhur atëherë Neymar do të detyrohet të presë sfidën me Toulouse për të zbritur në fushën e lojës në tokën transalpine. Gjithnjë sipas medias franceze, burime të Federatës Spanjolle bëjnë të ditur se i takon Barcelonës që të dërgojë këtë dokumentacion në zyrat e Paris Saint Germain dhe ka 15 ditë kohë afat që nga momenti i marrjes së kërkesës nga francezët. Nëse kjo nuk do të respektohet, atëherë Paris Saint Germain do t’i drejtohet FIFA me siguri për të marrë lejen provizore të transferimit në mënyrë që të mos e zgjasë akoma më shumë këtë ‘luftë’ me katalanasit.

sfidanti.al