Mario Balotelli bëhet sërish protagonist i një epiosodi që nuk ka asnjë lidhje me futbollin. Sulmuesi i Nice është ndaluar nga policia rrugore e Venezias në një autostradë me motivin se po drejtonte mjetin e tij Ferrari me shpejtësi 200 km/h. Sipas agjentëve të policisë, futbollisti u shfaq i qetë madje kërkoi edhe ndjesë. Si rezultat futbollisti u dënua me gjobë dhe heqjen e 5 pikëve nga patenta. Por Mario Balotelli ka një tjetër version të kësaj historie dhe këtë e tregon nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. ‘Nuk është e vërtetë që po udhëtoja me 200 km/h-thekson Balotelli në postimin e tij-sinjalizimi me siguri erdhi nga persona që janë xhelozë për makinën time. Sidoqoftë, u ndalova për një kontroll normal për t’u larguar më pas i qetë. Mediat italianë nuk vlerësojnë asnjëherë nëse një lajm është i vërtetë apo jo.Për fat të keq ky vend nuk ka për të ndryshuar. Në Francë është më mirë’.
sfidanti.al