Erdhi nga Bajerni, por Renato Sançezi po vuan shumë tek Lila!

Kur mblidhen të këqijat, hapi derën, thotë populli, dhe ky djalosh i talentuar ende nuk po arrin të ngrejë kokën. Renato Sançez u mor disa vjet më parë nga Bajerni si një sukses i garantuar, por ndodhi diçka e shpeshtë në futboll, dhe portugezi i ri “ngrohu” stolin. Zgjidhja ishte largimi (ashtu si Xherdan Shaqiri), por jo gjithnjë “emigrimi” të shkon mbarë. Sançezi kaloi tek Lila në Ligën e Parë të Francës, por edhe atje nuk po arrin të gjejë veten, duke qenë vetëm 3 herë titullar, ndërsa ka pasur probleme edhe me dëmtimet.

Ç’po ndodh me të, dhe a ka shpresë një talent i tillë që të “dalë mbi ujë”? Drejtori sportiv i Lilës, Luis Kampos, është i bindur në përfundimin pozitiv. “Lila nuk është Bajerni i Mynihut, – tha ai, – Renato ndoshta ishte mësuar ndryshe, por do të përshtatet, dhe ne do t’i japim gjithë kohën e nevojshme. Është në një realitet krejt tjetër, për më tepër erdhi në një skuadër të ndërtuar mirë, një “makinë futbolli”, ku është e vështirë të bësh ndryshime, ndërsa ai ka 2 vjet që luan pak”. Sançez shkëlqeu në Euro 2016 dhe u mor nga Bajerni, ndërsa Lila pagoi 20 milionë euro për kartonin e tij.

Sfidanti.al