Neymar ka insistuar edhe njëherë se babai i tij nuk dëshironte që ai të largohej nga Barcelona.
25 vjeçari brazilian, Neymar, u largua nga Barcelona për t’u transferuar te PSG-ja për 222 milionë euro.
Ai ka treguar edhe njëherë se babai i tij fuqishëm e kundërshtoi këtë lëvizje, por tha se kishte nevojë për sfidë të re.
“Pse nuk donte ai që të largohesh nga Barcelona? Sepse është Barcelona, është vështirë ta lësh Barcelonën. Kam shpenzuar katër vite, kam qenë i lumtur, kam luajtur me lojtarët më të mirë, siç është Leo Messi, por doja një sfidë të re”, tha Neymar.