Alves thotë se ai dhe Neymar nuk janë transferuar në PSG për para, por dicka tjeter qenka arsyeja.
Dani Alves dhe Neymar janë kritikuar shumë për transferimin e tyre te Paris Saint Germain, kinse e kanë bërë një gjë të tillë për para.
Por, mbrojtësi brazilian ka reaguar ashpër, duke thënë se “ata që mendojnë kështu vetëm gabojnë”, teksa shtoi se Barcelona ka humbur shumë me largimin e 25 vjeëarit.
“Të humbësh një lojtar të një niveli si Neymar është shumë keq, por kështu është futbolli, njëjtë ndodh kur Barcelona blen më të mirët nga ekipet tjera”, tha Alves.
“Dua të bëjë diçka të qartë, unë dhe Neymar nuk jemi transferuar këtu për para, por për një sfidë të re. Bota nuk përfundon te Barcelona. Ishim atje dhe kemi dhënë gjithçka për atë klub, kemi thyer edhe këmbët, duhet t’i mbajmë gjërat pozitive që kemi kaluar”, deklaroi më tej Alves.