Ishte një finlandez që krijoi kaosin, por krejt pa dashjen e tij. Jari Litmanen, ish-sulmuesi i madh i Ajaksit, tërhoqi goglat e shortit për Ligën C të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Ligës së Europës, por grupi që ai krijoi nuk i rezistoi kohës as edhe disa minuta.
Në grup bënin pjesë vendet nordike Norvegjia, Finlanda dhe Estonia, por këtu ndërhyri UEFA me ligjin e saj të njohur si “Rregulli i dimrit”. Sipas këtij rregulli, vendet me dimër shumë të ashpër nuk duhet të jenë në një grup, pasi nuk mund të rregullohen ndeshjet në asnjërin prej tyre.
Dimri në këta tre vende është shumë i ashpër, me pjesën më të madhe të Norvegjisë të mbuluar nga dëbora, me Finlandën që ka më pak se 6 orë diell në ditë, dhe me veriun e këtij vendi që ka provuar temperature edhe -50 gradë Celsius.
Kjo bëri që Finlanda të vendosej në grupin 2, bashkë me Estoninë, Greqinë dhe Hungarinë, ndërsa Norvegjia do të luajë me Qipron, Bullgarinë dhe Slloveninë.
Sfidanti.al