Liga, alarmi coronavirus: Mos hapni Camp Noun, para vjeshtës

Kampionatet e futbollit në evropë kjanë pezulluar dhe po mendohet vetëm për rifillimin e tyre. Por është e qartë se pas kësaj situate ky sport do të jetë I ndryshuar, por si do të jetë ai? Është kjo një pyetje që gjen një përgjigje të pjesshme dhe shqetësuese dhe ai që e jep atë është infektivologu spanjoll Oriol Mija që është në vijën e parë të luftës kundër coronavirusit.

‘Mos e hapni Camp Nou para vjeshtës-është këshilla e mjekut që punon në spitalin Can Ruti në Badalona në Katalonjë

Mija foli për radion katalanase Rac 1 duke koëmbëngulur në mbajtjen e masës së distancës sociale, sepse, përsa kohë që nuk do të gjendet një vaksinë apo kurë për coronavirusin, prioritet mbetet evitimi I rifillimit të pandemisë. Për këtë arsye, sipas infektivologut, vende si stadiumi simbol I Barcelonës, që ka një kapacitet prej rreth 100 mijë vendesh është një burim I madh për përhapjen e virusit. Që do të thotë se në këtë mënyrë, Camp Nou do të duhet të rrijë I mbyllur  me vetëm 22 futbollistë në fushë për një kohë të gjatë’.

Sfidanti.al