Statistikisht, nuk ka asnjë skuadër në pesë ligat e mëdha evropiane më të dibët se sa Barcelona në shfrytëzimin e rasteve të krijuara përpara portës. Ekipi i Xavit ka një defiçit të madh të golave, shumë më poshtë se rivalët e tyre dhe kjo i ka kushtuar pikë në shumë raste. Një nga figurat nën presion si rezultat ka qenë Robert Leëandoëski, i cili po rrezikon vendin e titullarit. Sulmuesi polak është ende golashënuesi më i mirë i Barcelonës me 9 gola, por konvertimi i rasteve është në nivel të ulët dhe ka shënuar vetëm tre herë që nga shtatori. Me ardhjen e sulmuesit brazilian Vitor Roque, do të ketë edhe më shumë presion mbi Lewandowskin për të filluar të shënojë më shpesh.
sfidanti.al