Aventurës së David De Geas te Mancester Junajtid duket se po i vjen fundi. Portieri spanjoll duket se si destinacion të ardhshëm për të vijuar karrierën e tij do të ketë Paris Sën Zhermenin. Edhe pse Mancester Junajtid ia ka ofruar rinovimin e kontratës De Geas, ajo nuk është rinovuar dhe sipas medias britanike shkak për këtë është një ofertë që futbollisti ka marrë nga kampionët e Francës dhe që është shumë tunduese.
Në këtë pikë Mancester Junajtid ka nisur të lëvizë në gjetjen e pasuesit të De Geas dhe një prej kandidatëve më të preferuar të Djajve të Kuq është Jan Oblak i Atletiko Madrid. Por për të arritur te slloveni, Mancesteri nuk do ta ketë aspak të lehtë, Kjo për faktin se Oblak që ishte më i miri për Atletikon në ndeshjen me Barcelonës pavarësisht humbjes, është shumë pranë rinovimit të kontratës me ‘Los Colchoneros’ ndërkohë që ka edhe një klauzolë të kontratës për 100 milionë Euro.
sfidanti.al