Leva nuk “bind” më, Barça vendos çmimin për kartonin e polakut

E ardhmja e Robert Levandovskit mund të jetë larg Barcelonës dhe arsye është bërë rënia e rendimentit të polakut gjatë gjysmës së dytë të sezonit që lamë pas.

As sezoni 2023/24 nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, me sulmuesin dhe Barçën që nuk kanë shkuar dot më larg se një barazim pa gola kundër Getafes. E gjitha kjo mund ta shtyjë klubin që të marrë në konsideratë shitjen e lojtarit, për të cilin duket se është caktuar një çmim prej 25 milionë eurosh. Një mundësi e artë për klubet arabe, që ndjekin me kujdes të gjithë yjet e futbollit europian. Tani pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

 

sfidanti.al