Lebron James i përgjigjet Ibrahimovic: Nuk ka asnjë mënyrë që të hesht, zëri im është i fuqishëm

Zlatan Ibrahimovic sulmon, LeBron James përgjigjet. Suedezi së fundmi iu drejtua basketbollistit duke e ‘këshilluar’ që të bëjë atë që di të bëjë më mirë dhe të lërë politikën. Ylli i LA Lakers, pas fitores së skuadrës së tij ndaj Portland iu përgjigj suedezit.

‘Fjalët e tij janë argëtuese duke qenë se ai vetë bëri të njëjtën gjë disa vite më parë; nuk ishtre ai që tha se ka pasur racizëm ndaj tij në fushë sepse kishte një mbiemër ndryshe nga të tjerët-tha LeBron James-nuk ka asnjë mënyrë që unë të hesht dhe të merrem vetëm me sport. Zëri im është i fuqishëm dhe dua të luftoj kundër padrejtësive’.

LeBron James në kundërpërgjigjen e tij iu referua deklaratës së Ibrahimovic në 2018 që iu kundërvu medias suedeze. ‘Nëse duhet të zgjedhin për të më mbrojtur apo sulmuar, më sulmojnë-tha në atë kohë Ibrahimovic-e bëjnë se quhem Ibrahimovic dhe jo Svensson apo Andersson. nëse do të kisha një nga këto mbiemra, do të më mbronin edhe po të vidhja një bankë’.

sfidanti.al