Ibrahimovic këshillon LeBron James: Dedikoju basketbollit

Zlatan Ibrahimovic flet gjithnjë qartë dhe kjo e rrit madhështinë e tij. megjithatë disa prej opinioneve të tij janë kontroverse dhe këtë radhë ai qortoi yllin e Los Angeles Lakers, LeBron James të përfshirë në luftën kundër racizmit dhe për drejtësinë sociale, se po bën aktivizim politik.

Pasi i thuri elozhe kampionit të NBA, Ibrahimovic që foli për Discovery Plus e qortoi më pas James se po i dedikohet edhe politikës. ‘Nuk më pëlqejnë kur persona me cdo lloj statusesh i dedikohen edhe politikës në të njëjtën kohë-tha Ibrahimovic-dua të them, bëj atë di të bësh më mirë. Unë luaj futboll sepse jam më i mirë duke luajtur futboll. Nuk më pëlqen politika. Po të isha politikan, do t’i isha futur kësaj fushe. Është gabimi i parë që bëjnë personat kur bëhen të famshëm dhe fitojnë një lloj statusi’.

sfidanti.al