Lazio, ofertë për David Silvën, 4 milionë për 3 vjet

Ëndrra David Silvan nuk ka perënduar për Lazion, përkundrazi mund të bëhet realitet. Skuadra romane ka bërë një ofertë për futbollistin spanjoll që po e lë Manchester City dhe bëhet fjalë për një kontratë 3 vjecare me pagë 4 milionë Euro në sezon. 34 vjecari ka marrë kohë për t’u menduar, por e ka mirëpritur këtë propozim. Për David Silvën kanë shfaqur interesin disa skuadra, por rreziku më I madh vjen nga Valencia dhe Betis

Pas 10 vitesh, David Silva do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, një vendim që e ka maturuar dhe bërë të ditur verën e kaluar. Nën drejtimin e Guardiolës, tregoi edhe njëherë se është një futbollist I një kalibri të lartë botëror dhe që mund të japë ende në fushën e lojës. Për këtë arsye,gjatë këtyre muajve vendosi të nisë një aventurë të re në një kampionat kompetitiv edhe pse ofertat më interesante financiare kanë ardhur nga MLS dhe Emiratet Arabe

Sfidanti.al