Lazio mbush 119 vjec, festa shndërrohet në guerrilje mes tifozëve e policisë

Sic ndodh cdo vit, tifozët e Lazios u mblodhën në sheshin e Lirisë për të festuar ditëlindjen e klubit roman që është themeluar në 9 janar të vitit 1900. Por këtë radhë festa ku të pranishëm ishin mbi 2500 persona u shndërrua në një përleshje me policinë. Në grup ultras, me fytyrë të mbuluar u shkëput nga të pranishmit dhe filluan të hidhnin shishe kundër forcave të rendit që u kundërpërgjigj menjeherë duke përdorur edhe ujin. Bilanci i përleshjeve flet për 7 policë të plagosur dhe 3 persona të ndaluar.

Ndaj kësaj ngjarjeje reagoi presidenti i Lazios, Klaudio Lotito i cili theksoi se nuk mban përgjegjësi për sjelljen e pak tifozëve të skuadrës. ‘Ashtu sic e ka thënë edhe ministri Salvini, përgjegjësia është personale dhe unë përgjigjem për sjelljen e klubit jo të tifozëve-tha Lotito-për mendimin tim tifozë të vërtetë janë ata që marrin pjesë me pasion në jetën e skuadrës së tyre të zemrës duke respektuar rregullat. të tjerët bëjnë zgjedhje të ndryshme dhe do të përgjigjen për to. Ai që mbështet një skuadër duhet ta bëjë duke respektuar rregullat dhe ne kërkojmë që të aplikojmë sjellje që janë nën shenjnën e vlerave të shoqërisë civile’.

sfidanti.al