Padyshim, e para gjë që të vjen ndërmend është se “Davidi” e mundi përsëri “Goliadhin”. Ashtu si rastësia është mbret i botës, po ashtu edhe Gingompi tërësisht modest eleminoi në mënyrë krejt të papritur superfuqinë e madhe të Francës, Paris SG, nga Kupa e Ligës. Një ndeshje e luajtur në “Park dë Prensis”, pra në shtëpinë e kampionëve, që përfundoi 2-1 për miqtë, që vështirë se arrinin të besonin se ia kishin dalë.
Trajneri Tomas Tuhel pësoi dështimin e parë të madh, ndonëse në fushë kishte hedhur kampionë si Nejmar, Mbape, Di Maria, Markinjos, Tiago Silva, Draksler apo Bernat, ndërsa në pjesën e dytë aktivizoi me ngut Kavanin, Verratin dhe Dani Alveshin.
Çfarë ndodhi me PSG-në dhe çfarë do të thotë ky eleminim? Natyrisht, fare mirë mund të quhet një dështim sportiv, siç ka pasur dështime të të mëdhenjve edhe në vende të tjera (mjaftojmë të kujtojmë eleminimin e vjetshëm të Realit nga Kupa e Mbretit, prej modestes Fuenlabrada).
Natyrisht, do të ketë edhe “gojë të këqija” që do të shohin koeficientin e një humbjeje të parizienëve, sidomos me parashikimin 1/2. Markus Turam humbi penallti për miqtë në 61’, dy minuta më vonë Nejmar kaloi PSG-në në epërsi, por Jeni N’Gbakoto (81’, penallti) dhe Markus Turam në sekondat e fundit, po me penallti, i dhanë fitoren Gingompit.
Paris SG dështon në Kupën e Ligës, të cilën e kishte fituar 5 herë radhazi, dhe kjo mund të jetë një kujtesë sesa e vështirë është faza e dytë e sezonit, sidomos në garat me eleminim direkt, siç është edhe Liga e Kampionëve.
Sfidanti.al