Lautaro: Shënoj më pak, por ndihmoj skuadrën më shumë

Lautaro Martinez flet për barrën e të mos shënuarit në shtatë ndeshje, dhe ai e bën këtë me vetëdijen e dikujt që e di se golat janë vetëm një pjesë e historisë:

“Unë jam një sulmues dhe jetoj për golat, por ju duhet të analizoni ndeshjet që zhvillohen, unë jam duke luajtur më larg zonës sepse më pëlqen të luaj për ekipin. Ndihem mirë për këtë, duke shtuar diçka të re në mënyrën time të të luajturit. Më vjen mirë për Thuram, tani është radha e tij për të shënuar më shumë! Nuk është një gjë e provuar, vjen nga mirëkuptimi ynë në fushë. Këtë verë më duhej të kthehesha herët sepse Taremi u lëndua dhe pata disa vështirësi pas fitores së Kupës së Amerikës: trupi im ndonjëherë bën të vetën, por tani jam më mirë”.

 

sfidanti.al