Lautaro Martinez mbetet te Inter, do të rinovojë në fund të muajit

Pas parakalimit të Milanit në renditje, te Interi shikimi është kthyer drejt së ardhmes e sidomos te procesi i rinovimeve dhe në radhë të parë është Lautaro Martinez. Pas 3 takimeve mes agjentëve të Martinez dhe drejtuesve të Interit në muajin janar, u arrit marrëveshja për rinovimin e kontratës së futbollistit deri në vitin 2024 me një pagë 4.5 milionë Euro në sezon, shifër së cilësiI shtohen edhe bonuse të tjera.

Por jo vetëm kaq, palët kanë arritur gjithashtu edhe një marrëveshjen e heqjes përfundimisht të klauzolës së zgjidhjes së kontratës së Lautaro Martinez. Rinovimi i kontratës së sulmuesit argjentinas do të ratifikohet në fundin e muajit shkurt kur do të kthehen në Itali agjentët e Lautaro Martinez.

Sfidanti.al