Bayern, David Alaba konfirmon largimin nga klubi pas 13 vitesh

David Alaba do të lërë Bayernin e Mynihut kur kontrata e tij me bavarezët të skadojë në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi austriak nuk do të rinovojë duke I dhënë në këtë mënyrë fund aventurës së tij me klubin e Bundesligës gjermane pas 13 vitesh. Vetë futbollisti ka shpjeguar se nuk është në bisedime me asnjë skuadër tjetër

‘Në radhë të parë do të më pëlqente të përjetoja një sfidë të re dhe të rritesha edhe më shumë si futbollist-tha David Alaba që me Bayernin e Mynihut,, përvec 9 titujve të Bundesligës që në fund të sezonit mund të jenë 10, ai ka fituar edhe 6 Kupa të Gjermanisë e Ligën e Kampioneve në 2013 dhe 2020. Në total që nga transferimi i tij te Bayerni në 2008, David Alaba ka zhvilluar 415 ndeshje me bavarezët në të gjitha kompeticionet.

Sfidanti.al