U përfol shumë për një rikthim në La Liga, mirëpo qendërmbrojtësi spanjoll i Mançester Siti, Ajmerik Laporte duket se do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin arab të futbollit, si shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian.
Sipas mediave, “qytetarët” kanë gjetur akordin për shitjen e 29-vjeçarit spanjoll me “gjigandët” arabë të Al-Naser për shumë e 25 milionë paundëve. Përsa i përket kontratës personale, Laporte do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me arabët nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro në sezon ose e thënë ndryshe 45 milionë paund në total.
sfidanti.al