Laporta mohon rikthimin e Messit

Vizita në Camp Nou, e dokumentuar në foto të postuara më vonë në rrjetet sociale, ka ndezur imagjinatën e miliona tifozëve. Por sipas presidentit Laporta, historia midis Barcelonës dhe Leo Messit nuk do të ketë një fund të lumtur. Lideri i katalanasve hodhi poshtë thashethemet për një rikthim të mundshëm të fenomenit argjentinas.

“Është një pritje joreale. Ai aktualisht ka një kontratë me Inter Miami. Ai është gjithashtu 38 vjeç dhe klubi po ndërton një projekt për të tashmen dhe të ardhmen. Është e komplikuar dhe nëse jeton në të kaluarën, është e vështirë të ecësh përpara”.