Laporta ka ëndrra të mëdha për Barcelonën; të rinisë një cikël me Haaland

Barcelona do të kërkojë të nisë një cikël të ri me Haaland në qendër të projektit të presidentit të ri të klubit Joan Laporta. Kjo është ajo që thekson e përditshmja spanjolle AS në versionin online të saj në lidhje me ringjalljen e klubit katalanas që së fundmi ka pasur probleme të shumta. Laporta ka në planet e tij që për sezonin e ardhshëm të besojë gjithcka te 20 vjecari i talentuar i Borussia Dortmund si dhe të bindë Lionel Messin të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Por në radhë të parë janë disa pengesa që duhen kaluar dhe e para është në aspektin ekonomik me Barcelonën që rezulton se ka një borxh prej 1.173 miliardë Euro dhe shumë pak likuiditete, situatë që rëndohet nga eliminimi në Ligën e kampioneve nga ana e PSG. Kalimi në cerekfinale do t’i jepte Barcelonës mbi 10 milionë Euro

Gjithnjë sipas AS, Laporta po mendon të emetojë obligacione të njohura edhe më parë si ‘obligacionet Laporta’ për të injektuar të ardhura në arka për t’u investuar në merkato, ku Barcelona duhet të përballet edhe me pagesat afatshkurtra prej rreth 200 milionë Euro.

Sfidanti.al