Iker Casillas dhe Sara Carbonero nuk jetojnë më bashkë. Por sipas të përditshmes ‘Hola’ që citon burime pranë ciftit, në të vërtetë ish portieri dhe gazetarja janë akoma bashkë.
‘Së fundmi është publikuar sërish lajmi i ndarjes së tyre-shkruhej te ‘Hola’-ky lajm për shkak të popullaritetit të ciftit ka ngjallur interesin e medias, por është përgënjeshtruar. E vërteta është se ata që fundmi u deshën të përballen me probleme shëndetësore, janë të bashkuar’
Lajmin për ndarjen e Iker Casillas dhe Sara Carbonero u publikua një ditë më parë nga e përjavshmja ‘Lecturas’ që ia dedikoi faqen e parë pikërisht historisë së ciftit. Sipas revistës, Casillas dhe Sara orej javësh jetonin në shtëpo të ndara, një rrethanë që gjithsesi nuk gjeti konfirmime.
‘Kur përpara disa javësh ajo u desh të shkonte në spital, Iker ka qenë gjithnjë pranë saj-theksohej më tej-ishtre me të sepse ishte I shqetësuar për atë që i pret dhe vazhdon të jetë. Tani pas 4 javësh, ata i janë kthyer normalitetit. Sara e Iker po bëjnë projekte me fëmijët e tyre Martin e Lucas me të cilët po kërkojnë që të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur për të lënë pas momentet e shëmtuara’.
Pra kjo e përditshme parapriu përgënjeshtrimin e ciftit që ende nuk është bërë zyrtarisht.
Sfidanti.al