Lajme zyrtare nga Gjermania: Asgjë dramatike lidhur me Ozilin

Tifozët në Gjermani u befasuan ditët e fundit nga informacioni se një nga lojtarët me të mirë të përfaqësueses gjermane, Mesut Ozil, për shkak të një dëmtimi në gju, ka mundësi që të mos luajë në Botërorin e Rusisë. Por, sidoqoftë, tifozët mund të marrin frymë lirisht, pasi nga federata gjermane e futbollit vjen lajmi se Ozili po stërvitet dhe se është gati për sfidat e ardhshme.

“Nuk ka asgjë dramatike, thjesht, ne nuk duam që të rrezikojmë. Ai mund të vrapojë lirshëm në fushë dhe do të jetë gati për kampionatin botëror”, vuri në dukje drejtori i ekipit gjerman, Oliver Bierhof.

Vetë Ozili shkroi në profilin e tij në twitter se ai nuk është stërvitur ashtu si të tjerët, por se ka bërë disa ushtrime të tjera të veçanta. Ozili e dëmtoi gjurin në ndeshjen e fundit përgatitore me Austrinë.

Sfidanti.al