Kur bëhet fjalë për Barcelonën, Xavi Hernandez nuk mund të qëndrojë indiferent. Skuadra katalanase nuk është në momentin më të mirë të saj 37 vjecari nuk ngurron të japë opinionin e tij sidomos kur bëhet fjalë për lëvizjet në merkato. Deklarata më e fortë e simbolit të kampionëve të Spanjës ishte ajo për Dani Alves të cilin Barcelona e lejoi të transferohet tek skuadra e Juventusit, ndërkohë që përmendi edhe Verrattin e Dybalën. ‘Te Barcelona e ndjejnë mungesën e Dani Alves-tha Xavi në një intervistë për goal.com-do ta ktheja atë te Barcelona është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë. Ideale për skuadrën do të ishte që të vinin edhe Verratti e Dybala’
sfidanti.al