Pas atentatit në Dortmund, UEFA ka intensifikuar punën për masat e sigurisë në finalen e Ligës së Kampioneve që do të zhvillohet në Cardiff në 3 qershor. Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘The Sun’, drejtuesit e qeverisë së Futbollit evropian u kërkuan autoriteteve uellsiane që të përdorin çatinë e stadiumit për të evituar ndonjë sulm të mundshëm që mund të bëhet nga ajri me anë të dronëve.
Çatia prej çeliku e ‘Millennium Stadium’ ku do të luhet finalja i mbulon të gjitha tribunat duke u bërë një garanci për sigurinë e 74500 shikuesve. Gjithnjë sipas ‘The Sun’, për sigurinë e finales së 3 qershorit do të angazhohen 15 mijë punonjës sigurie e agjentë policie që do të kenë një kontratë të nënshkruar me UEFA.
sfidanti.al