Vazhdon komedia! Pikeja 33-vjeçar me klauzolë transferimi 500 milionë euro!

Në futbollin spanjoll nuk i jepet fund kësaj tradite që shpesh kthehet në qesharake. Klauzolat e transferimit të lojtarëve arrijnë shifra fantastike që kushdo e kupton se nuk do të paguhen kurrë. Kështu, me Kristiano Ronaldon (që në fund iku për 100 milionë euro), kështu për Lionel Mesin që vitin tjetër ikën me parametër zero, edhe më “gallatë” me Gerard Pikenë. Mbrojtësi nënshkroi rinovim kontrate me Barcelonën deri në 2024, edhe pse kishte deklaruar largimin pas katastrofave të sezonit të shkuar.

Punë e paqme për klubin dhe Pikenë, por klauzola e transferimit për të u caktua … 500 milionë euro!!! A mundet kush të japë më shumë se 50 milionë për kartonin e një 33-vjeçari, qoftë ky edhe i lavdishmi Gerard? Gjithsesi, jemi mësuar me këtë, ndërsa lajmet e mira nga Barcelona janë që kanë rinovuar edhe Ter Shtegen (deri në 2025), De Jong (2026) dhe Lengle (2026). Kjo, madje është bërë me ulje rroge, për shkak të krizës së koronavirusit.

Sfidanti.al