Teo “hedh në erë” paktin solemn mes Atletikos dhe Realit!

Nuk është se nuk ka ndodhur më parë, përkundrazi. Plot 21 futbollistë kanë ndërruar fanelën e Atletikos për atë të Realit, gjithnjë për mërzitinë e madhe të tifozëve “bardhekuq”. Gjithsesi, ky i Teo Hernandezit duket një rast pak më i ndryshëm. Që nga koha e ish-presidentit Kalderon, klubi i “Santiago Bernabeut” kishte gjetur një fjalë me atë të “Visente Kalderonit” për të mos prekur lojtarët e njëri-tjetrit. Më saktë, për të mos marrë lojtarët e Atletikos.

Emra si Forlan, Aguero dhe Himenez janë dëshmi e qartë se madrilenët “e mëdhenj” e mbajtën fjalën. Gjithsesi, erdhi momenti që Florentino Perez vendosi ta shkelte një ujdi verbale duke paguar klauzolën e shitjes në kontratën e Teo Hernandezit, që është 24 milionë euro. Perez e di se me këtë veprim po bën shpalljen e një “lufte sportive” me fqinjët. Teo është mbrojtës francez 19-vjeçar, që është huazuar tek Alavesh dhe ku po luan një sezon të madh.

Sfidanti.al