Ky është pohimi i sulmuesit të Atletikos së Madridit, Antuan Grizman, që ia deklaroi hapur këtë, në sy, “xhelatit” të tij, Kristiano Ronaldo. Për shkak të këtij të fundit, sulmuesi francez ka humbur duelet finalë në Ligën e Kampioneve dhe në Eropianin e fundit, ndërsa të shtunën e fundit, ai ishte edhe vetë dëshmitar i “rapsodisë” së sulmuesit portugez, në derbin madridas (3-0), ku ai (Ronaldo) shënoi të tre golat.
Në fakt, një pjesë e fajit për dështimet i takon vetë Grizmanit që humbi penalltinë që ezekutoi në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve, ndërsa ai nuk shfrytëzoi shansin e madh që pati në ndeshjen finale të Evropianit të kaluar, kur rezultati ishte 0-0. Në intervistën e fundit që Ronaldo i dha gazetës “Marka”, ai bëri të ditur se ishte parë më Grizmanin në një restorant në Majami dhe se ky takim nuk ishte i këndshëm. “M’u afrua me një buzëqeshje të hidhur në fytyrë dhe më tha: ‘Të urrej!’”, zbuloi Ronaldo. Grizmani ka në favor kohën, pasi Ronaldo, së shpejti do të bëhet 32 vjeç, kështu që, ndoshta karma do të kthehet tek…