Nica vazhdon të kryesojë kampionatin francez, ndërkohë që në Europa League nuk ka ruajtur të njëjtën performancë, madje nesër ka shumë mundësi të vuajë edhe mungesën e SuperMarios. Dushimet janë shumë të forta, që Baloteli të mos jetë në fushë kundër Shalkes dhe arsyeja është një dëmtim në gju, gjatë seancës stërvitore të djeshme.
Pikërisht pas saj, Balo është dërguar menjëherë për të kryer ekzaminime më të specializuara. Transferta në Gelsenkirshen është shumë e rëndësihme për Nicën, por për t’i kthyer reston gjermanëve, të cilët e kanë fituar ndeshjen e parë në Francë, duhet t’i bëjë llogaritë pa yllin e saj, i cili po i udhëheq në Ligue 1.