Siti nuk e përballon dot, por Grizmanin nuk e duan tek Barcelona!

Antoan Grizmani definitivisht do të largohet nga Atletiko e Madridit dhe favoriti kryesor për firmën e tij është Barcelona, të cilën e ai e refuzoi vitin e kaluar, por më vonë u pendua, kështu që pritet që gjatë verës ai të vijë në “Kamp Nou”. Megjithatë, jo të gjithë janë të entuziazmuar nga ardhja e këtij futbollistifrancez.

Gazeta “Mundo Deportivo” shkruan se shumica e futbollistëve të Barçës konsideron se Grizmani është një “fëmijë i llastuar” dhe, për këtë arsye, ata nuk e duan atë në dhomën e zhveshjes së klubit katalonjas. Sidoqoftë, sipas gazetës së mësipërme, Mesi nuk ka asgjë kundër ardhjes së Grizmanit, madje ka dëshirë të luajë në partneritet me të.

Klauzola e shitjes së Grizmanit tek Altetiko e Madridit është 120 milionë euro. Sidoqoftë, interesim për Grizmanin kanë treguar gjithashtu Mançester Junajtidi dhe Bajerni i Mynihut. Mançester Siti ndërkaq, duket se është tërhequr, pas fjalëve të Guardiolës se “nuk mund ta përballojmë dot Grizmanin”.

Sfidanti.al