Iker Kasijas: Më lejoni t’ju jap një lajm të mirë!

Mbas dramës jetësore që i ndodhi portierit të njohur spanjoll, Iker Kasijas, para dy javësh, ai po e merr veten me shpejtësi dhe, sikurse thotë edhe vet, shumë shpejt do të dalë në stërvitje. Ai pësoi një infarkt në zemër gjatë stërvitjes te Porto, me të cilën luan, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pesë ditë më vonë u ngrit në këmbë!

Portieri legjendar u prononcua në Twitter që askush të mos thotë asgjë për pensionimin e tij, megjithëse ai edhe nuk e përjashtoi njëopsion të tillë. Sidoqoftë, ai tha se kishte bërë një kontroll të fundit te mjeku që i kishte thënë atij se gjithçka ishte në rregull me zemrën e tij.

“Do të vijë edhe dita, kur unë do të jem ai që do të njoftojë pensionimin tim. Ma lini mua që ta jap këtë lajm. Dje, unë bëra një kontroll te doktori Maçedo që më tha se gjithçka është në rregull. Ky është lajmi që unë dua ta ndaj me juve dhe qëështë një lajm i mirë” shkroi Kasijasi në Twitter, duke i nxitur spekulimet se ai ka ndërmend të luajë edhe një sezon me Porton.

Sfidanti.al