Runi pa doreza: Lojtarët e Junajtidit janë frikacakë!

Legjendat e Mançester Junajtidit janë të shqetësuar për gjendjen aktuale të këtij klubi. Që nga largimi i ser Aleks Fergusonit, “djajtë e kuq” nuk po mundin që të kthehen në rrugët e vjetra të fitoreve. Uejn Runi, një nga legjendat më të njohura të Junajtidit, i kritikoi hapur lojtarëtqë luajnë tani, duke shkuar deri atje, saqë i quajti ata frikacakë në fushë!

“Ata gjithnjë fshihen mbrapa dikujt në fushë. Për ata, fajtor për humbjen është gjithnjë tjetri, ndërkohë që nuk po flas për ato budallallëqe qëata bëjnë nëpër rrjetet sociale. Unë nuk e kuptoj sesi mundet ata, pas disfatës, të reklamojnë rroba dhe kolonja  after shave! Me të vërtetë, unë nuk e kuptoj këtë gjë.

Kur tifozët zemërohen, ata (lojtarët) se nga gjejnë ca jusitifikime absurde. Ata sillen si frikacakë të vërtetë. Si e kanë hallin ata, përse dhe nga kush kanë frikë? Nga Solskjeri apo Keriku? Ata duhet edhe t’i respektojnë trajnerët dhe edhe t’i kenë frikë ata”, deklaroi golashënuesi më i mirë në historinë e Junajtidit.

Sfidanti.al