Simeone: Ndalimi i transferimeve e ka bërë Atletikon më të fortë!

Këtë javë, filloi Primera spanjolle dhe i vetmi ekipi që nuk ka marrë përforcime të reja, është Atletiko e Madridit që vazhdon që t’i ketë duart e lidhura, për shkak të ndalimit të imponuar nga UEFA këtij klubi, sepse ai ka shkelur rregullat lidhur me tërheqjen e futbollistëve të rinj në ekip. Të gjitha ankesat e këtij klubi madridas kanë rënë në vesh të shurdhër në UEFA, por, sidoqoftë, ky klub është lejuar që të nënshkruajë marrëveshje për blerje lojtarësh të rinj, por që mund të apikohen vetëm në janar 2018.

Sikurse thuhet, Atletiko, midis të tjerave, po bisedon edhe për kthimin në këtë ekip të sulmuesit Diego Kosta, por sidoqoftë, sipas trajnerit Diego Simeone, kryesore është ruajtja e paprekur e ekipit të deritanishëm.

“Ky klub ka bërë përpjekje shumë të mëdha që ta ruajë këtë përbërje që ka. Unë përpiqem që të nxjerr më të mirën nga lojtarët tanë. Unë nuk jam mbështetës i një recete të vetme. Unë kërkoi zgjidhje në varësi të situatës”, tha, në prag të ndeshjes së parë me Xhironën në Primerën spanjolle, trajneri argjentinas, për të cilin ky do të jetë sezoni i pestë në stolin e drejtimit të këtij klubi, me të cilin ai është dalluar edhe si lojtar.

Sfidanti.al