Drejtuesit e Barcelonës e kanë gjetur trajnerin e ri, nëse Luis Enrique nuk e vazhdon kontratën.
Frank de Boer, trajneri holandez, është kandidat për ta marrë drejtimin e Barcelonës, nëse Luis Enrique nuk e vazhdon kontratën, raporton Caciomercato.com.
De Boer së fundi ka drejtuar Interin, por është shkarkuar shkaku i rezultateve të dobëta. Ai më herët ka drejtuar me sukses ekipin holandez, Ajax.
Enrique ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit, por deri më tani nuk ka dhënë sinjale pozitive nëse do të vazhdojë kontratën.
Për këtë, drejtuesit e gjigantit nga La Liga janë duke menduar për trajnerin e ri të ekipit