Shifrat s’të falin, Atletiko ka 6 ndeshje qe merr pikë në “Bernabe”!

Ekipet rivalë të Madridit, Reali dhe Ateltiko, në ndeshjen e fundit mes tyre barazuan pa gola, ndërkohë që të dy portierët (Kurtoa dhe Obllak) ishin në krye të detyrave, por, sidoqoftë, pika që siguruan “jorganxhinjtë” e Diego Simeones është historike. Me lojën e tij të fortë në mbrojtje, Simeone ka gjashtë ndeshje që merr pikë në “Santiago Bernabe” dhe këtë gjë nuk e ka arritur asnjë ekip tjetër gjatë shtatë dhjetëvjeçarëve të fundit!
Statistikat tregojnë se Atletiko është ekipi i parë mbas Valencias që si vizitore në “Bernabe” ka mbetur e pamposhtur gjatë gjashtë ndeshjeve me radhë. Sesa i madh është ky “heroizëm” i trajnerit argjentinas, e tregon qartë fakti se një rekord të tillë e ka arritur dikur Valencia gjatë viteve 1942 deri më 1949. Simeone ka shtatë vite në stolin e drejtimit të Atletikos dhe duket se ai ka një “recetë” të veten speciale për Realin e Madridit.
Sfidanti.al