Drejtori i përgjithshëm i Interit, Alesandro Antonelo, deklaroi se në këtë klub po punojnë intensivisht që ta ndërpresin dominimin e Juventusit në fushat financiare, organizative dhe sportive. Antonelo vuri në dukje se Interi është klubi i fundit në Itali që ka fituar kurrorën e trefishtë dhe se neroazurët kanë potencial që ta zbresin Juventusin nga froni.
“Ne po punojmë me ngulm që t’i afrohemi Juventusit sa më shumë dhe detyrë kryesore ne kemi pakësimin e diferencës që ne kemi aktualisht me këtë klub”, deklaroi Antonelo, duke shtuar:
“Ne nuk duhet të harrojmë se ne jemi klubi i fundit në vend që ka fituar Ligën e Kampioneve dhe kurrorën e trefishtë. Ndoshta, Juventusi është një nga klubet më të mirë në botë, por ne jemi të vendosur që ta mposhtim atë. Ne kemi një strategji dhe plan se si të avancojmë në të gjithë drejtimet”, theksoi drejtori i madh i Interit.
Sfidanti.al