Futbollisti më i paguar në Premier Ligë, .. s’është as në stolin e rezervave!

Mançester Junajtidi u mund 3-1 nga Uest Hemi në fushën e këtij të fundit, ndërkohë që në fushë nuk luajti lojtari më i paguar i Junajtidit dhe i Premier Ligës, sulmuesi kilian, Aleksis Sançez që duket sikur “ka humbur”, pasi nuk ka shënuar asnjë gol deri tani. Dhe të mos harrohet se ai është futbollisti më i paguar në Premier Ligë, pasi ai merr në javë 490 000 sterlina marramendëse, pra si askush tjetër në Premier Ligë (Sa për kujtesë, Eden Azari merr tani 300 000 sterlina në javë).
Sidoqoftë, të habit fakti se Sançezi nuk është as në stolin e rezervave të Junajtidit. Karriera e tij, në fakt, që nga largimi nga Arsenali ka marrë tatëpjetën.
Sfidanti.al