E mbani mend çfarë flitej për dënimin e mundshëm të katalanasve për “Çështjen Grizman”? Autoriteti përkatës në Federatën Spanjolle mendohej të dënonte me 1 ndeshje pa spektatorë në “Kamp Nou” klubin e madh, ose … ta gjobiste me 300 euro. Nga miliona euro ndëshkim, në 300 euro, është një tolerancë juridike e tmerrshme, por ja që kështu janë ligjet në futbollin spanjoll, dhe përfundimisht Barcelona u gjobit me 300 euro.
As edhe një kafe e Lionel Mesit nuk vlen kaq. Çmeritja është e plotë kur mendon se Atletiko e Madridit e akuzoi klubin e presidentit Bartomeu për një dëm prej 70 milionë eurosh, duke paguar 120 milionë euro për kartonin e Grizmanit, dhe jo shifrën që pretendonte klubi madrilen. Përderisa Barça u gjobit, ajo u gjet fajtore, por megjithëse u gjet fajtore, dënimi ishte 300 euro për 70 milionë euro dëm.
Sfidanti.al