Radio “Kadena Ser” pretendon se Kristiano Ronaldo dëshiron që të largohet nga Reali i Madridit, pasi problemet që atij i krijohen në Spanjë (mospagimi i taksave), ai nuk i ka pasur kurrë në Angli, ku ai ka luajtur para se të vinte në Madrid. Sipas radios, ai do që shkojë të luajë përsëri me Mançester Junajtidin, por se Murinjo nuk është shumë entuziast, pasi ata kanë bashkëpunuar edhe më parë.
Agjenti i Ronaldos, Zhorge Mendesh, po përpiqet që ta bindë “klientin” e vet që ai të luajë, të paktën, edhe një sezon në “Santiago Bernabe”, sepse, po të lagohet, ai do ta humbiste shansin që ta fitonte edhe një herë tjetër “Topin e artë”. Sidoqoftë, presidentit të Realit, Florentino Perez, as në ëndërr nuk i shkon ndërmend që të heqë dorë nga shërbimet e Ronaldos.
Sfidanti.al