Ronaldo i gezohet Topit Te Arte, por hija e evazionit fiskal e ndjek pas

Ronaldo mund të ketë 5 Topa të Artë, por problemet e tij me organet fiskale nuk kanë përfunduar ende. E përditshmja AS bën të ditur se janë konfirmuar akuzat ndaj yllit portugez për evazionin fiskal të kryer në 4 periudha nga Ronaldo për vlerën e 14.8 milionë Eurove. Aktakuza në drejtim të yllit të Realit të Madridit u ratifikua në mesjave nga gjykatësja Monika Gomez Ferrer.

AS bën të ditur gjithashtu se inspektorja që ka përgatitur akuzat për evazin edhe ndaj Murinjos e Di Marias , do të dëshmojë në cështjen Ronaldo në 22 dhjetor kur të pranishëm do të jenë edhe avotatët e sulmuesit. Në të njëjtën kohë kjo e përditshme thekson se prokurorja që do të merret me këtë cështje gjyqësore është Inma S-C sipas së cilës, në rast të humbjes së kësaj beteje ligjore, Ronaldo do të paguajë të paktën 30 milionë Euro në formën e gjobës, shifër që përfshin përvec 14.8 milionë Euroshin që është vlera e evazionit të kryer nga Ronaldo, edhe interesin

Sfidanti.al