Lindsi Von është e pafat. Skiatorja amerikane është e detyruar të frenohet dhe të mos marrë pjesë në garën e Super G në St. Moritz, garë që gjithsesi u anulua për shkak të kushteve atmosferike. Von ndjeu dhimbje në shpinë duke u detyruar të marrë një periudhë pushimi.
‘Jam shumë e zhgënjyer, por objektivi im madhor është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike. Duhet të kujdesem për veten-shkruante Von në postimin e saj në rrjetin social Twitter.
Skiatoria, pasi përfundoi gariminnjë ditë më parë u rrëzua në tokë nga dhimbja për t’u dërguar më pas në spital për t’u kontrolluar e për të marrë qetësues. Von rezultoi se një nga vertebrat e saj e kishte të bllokuar dhe tani i duhet që të pushojë për të mos e kompromentuar sezonin; një zgjedhje e detyruar kjo për Von e cila mezi pret të rikthehet në garimin e skive për të treguar forcën e saj. Lojërat Dimërore e Pjongçangut janë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm ku ajo dëshiron që të jetë në formën më të mirë të mundshme.
Sfidanti.al