Dy ditë para ndeshjes ndaj Barcelonës, superylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka publikuar një fotografi ku shfaqet me një stil të ri, i cili i jep atij një imazh më të rreptë.
Cristiano Ronaldo është ndër ata lojtarë që ka reputacion për të mos lënë pas dore dukjen.
Dy ditë para ndeshjes ndaj Barçës, në El Clasicon e parë të këtij sezoni në La Ligë, i cili do të luhet të shtunën në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 13:00, portugezi i befasoi ndjekësit e tij në Instagram duke u shfaqur me një pamje shumë më ndryshe nga ato që zakonisht dhuron.
Ai ka zgjedhur të veshë një set rrobash krejtësisht të zeza, me syze, qafore, vath argjendi, orë dore dhe unazë.