Boksieri britanik me prejardhje nga Pakistani, Amir Khan, i cili është mysliman i devotshëm, është kërcënuar me vdekje dhe ka qenë subjekt i abuzimit online, për shkak të një fotografie të pemës së Krishtlindjes të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Khan, ish-kampion i peshës së lehtë në boks, e shpërndau një fotografi të dekorimeve që i kishte bërë për të bijën e vet gjersa ajo po flinte, duke shkaktuar kështu zemërim në mesin e disa prej ndjekësve të tij.
Boksieri 31-vjeçar madje ka marrë kërcënime me vdekje nga një përdorues i Instagramit..